Nese ndodheni ne Londer nga anet e ‘Salvatore at Playboy’ beni kujdes cfare porosisni sepse mund te viheni ne siklet kur t’ju vije nje fature super e shtrenjte.
Salvatore Calabrese eshte pronari i klubit dhe eshte nje nga ekspertet me te mire te botes per likere. Koleksioni i tij privat vlen me shume se 1 milion euro.
Salvatore ka bere realitet aftesine e tij per tu futur ne librin e rekordeve Guiness. Kete gje e ka bere duke krijuar koktejlin me te shtrenjte ne bote, nje gote nga ‘Salvatore’s Legacy’, qe eshte emri i koktejlit, vlen rreth 7000 euro.
Cfare ka ne koktejl pervec mjeshterise se Salvatores? Lista e perberesve eshte per te shkulur floket. Ne koktejl ka konjak Clos de Griffier Vieux te 1778-es, liker Kummel te 1770-es, Curacao Dubb Orange te 1880-es dhe dy pika bitter te 1900-es.
No comments:
Post a Comment